BDI dënon sulmin ndaj Presidentit të FFM-së, Muhamet Sejdini: Thirrje për reagim institucional dhe reflektim mbi marrëdhëniet ndëretnike

Sipas BDI-së, ky është një mesazh i rrezikshëm që minon besimin e qytetarëve në sigurinë dhe drejtësinë e institucioneve të shtetit.

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, pasditen e së premtes, është sulmuar nga persona të panjohur, derisa largohej nga një restoran në Shkup.

Pas daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini, për Klan Maqedoni, tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin “Ballkanika” dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”,tha Sejdini për Klan Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidetin duke pohuar se po hetohet rasti.

“Më 27.09.2024 rreth orës 18.40 M.S. (55) nga Kërçova, ka denoncuar se para objektit hotelerik në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët gjatë sulmit nuk kanë pasur maska në kokë, ku më pas janë larguar. Ndërmerren masat për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.

Kanë reaguar nga BDI-ja. Integristët shtrojnë pyetjen se nëse presidenti i FFM-së mund të sulmohet vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike, çfarë mund të ndiejë një qytetar i zakonshëm shqiptar për sigurinë e tij dhe të fëmijëve të tij?

Sipas BDI-së, ky është një mesazh i rrezikshëm që minon besimin e qytetarëve në sigurinë dhe drejtësinë e institucioneve të shtetit.

BDI i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe profesionalizëm për të zbardhur këtë akt kriminal dhe për të vendosur autorët para drejtësisë. Po ashtu, kërkojmë nga qeveria të reflektojë seriozisht mbi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ndëretnike dhe të respektojë parimet e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve.” – thonë nga BDI.

BDI shpreh shqetësimin serioz edhe për sulmin ndaj të miturve që, sipas tyre, ka ndodhur për motive etnike, sidomos pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende të forta.

BDI vlerëson se ky incident, jo i paprecedent fatkeqësisht, vjen si rezultat i dështimeve të përditshme të Qeverisë për të kultivuar marrëdhënie të mira ndëretnike, gjegjësisht si pasojë e hapjes së shumë çështjeve ndëretnike, si dhe vet nxitja e fjalorit provokues ndaj çështjeve etnike. /tvklan.mk/

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights