“BDI e tërhoqi tendën për „rojet e gjuhës“

Tenda para Gjykatës Kushtetuese tashmë nuk është më.

Integralistët e kanë demontuar.

Por, siç e kanë paralajmëruar, tendën do ta ngrisin përsëri pas tre muajsh në mars, kur Gjykata Kushtetuese ka paralajmëruar seanca përgatitore. Sipas nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, caktimi i seancave përgatitore është thjesht vazhdim i procesit për heqjen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kryetari i partisë, Ali Ahmeti, tha se Gjykata Kushtetuese duhet t’i hedhë poshtë iniciativat. Ndërsa nga Vleni  thonë se sot është thjesht një ditë e zakonshme, nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk do të lejojnë degradimin e gjuhës shqipe. Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte pika e parë në rendin e ditës së seancës.

Kishte diskutime, por për vendimin nëse tërë Ligji apo disa pjesë të tij janë kushtetuese apo jo dhe do të hiqen, do të priten disa muaj. Me pesë vota „për“ dhe një „kundër“, Gjykata Kushtetuese vendosi që së pari të mbajë një seancë përgatitore në të cilën do të ftohen palët – ata që e kundërshtojnë Ligjin dhe ata që e mbështesin, por para se gjithash ekspertët. Pas dëgjimit të mendimeve të gjyqtarëve kushtetues, do të vendoset nëse Ligji do të vihet në rendin e ditës dhe do të vendoset përfundimisht.”**

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights