Saturday, July 27, 2024
spot_img

BDI mbledhje në Tetovë: Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për qeverinë e re

BDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje, në të cilën siç tha Arbër Ademi janë konstatuar tre pika. Pas përfundimit të mbledhjes, Ademi deklaroi si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani.

“U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inxhiniering e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.

Si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike ndërkaq pika e tretë është se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00./Nistori/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT