BDI: Projekti jonë i korridorit 8 u dëshmua dhe konfirmua si i drejtë dhe vizionar

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që vijimi i punimeve në korridorin 8 edhe nga Qeveria pa legjitimitet etnik dëshmon dhe konfirmon politikat tona të drejta dhe vizionare.
eri dje, partitë që sot thurrnin lavde dhe krenoheshin me projektin, e kritikonin kontratën dhe ndërtimin e Korridorit 8 me kërcënime që do ta anulojnë kontratën, ndërsa sot, e quajtën projekt historik.
 Përfitimet nga politikat tona, qytetarët i ndjejnë çdo ditë dhe binden që e gjithë gjuetia politike e shtrigave me shpifje e konstrukcione ka qenë mashtrim për të ardhur në pushtet, edhe atë pa legjitimitet etnik.
 Korridori 8, edhe pse mban vulën e BDI-së, i takon të gjithë qytetarëve dhe apelojmë që tuneli nga Gostivari deri në Bukojqan të realizohet sepse është opsioni më i mirë dhe më racional për këtë pjesë të korridorit.
 Gjithashtu, buxheti i paraparë për këtë projekt duhet realizuar siç është përcaktuar në mënyrë që mos të bëhen obstrukcione të qëllimshme dhe vonesa politike në realizimin e projektit.

Related Articles

Back to top button