BDI: SKANDALOZE/ Burim Latifi i MEPSO-s harxhon 15.000 euro për blerje lulesh
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka njoftuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi i cili bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë.
Në vazhdim ua sjellim fjalimin nga Konferenca për media dhe në attach e keni Marrëeshjen kornizë të Prokurimit publik.
Sot jemi këtu për të informuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi, kuadër i partisë së Izet Mexhitit kushëriri i tij i parë, i cili në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë
Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Mexhiti, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve.