BDI: VLEN nuk ka dije dhe takat të bëj më tepër për nxënësit dhe studentët shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka shpalosur listën e gjatë të dështimeve të koalicionit qeveritar në sektorin e arsimit.

Të bashkangjitur ua sjellim fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Të respektuar mësimdhënës,

Jemi sot këtu për të dhënë një vështrim të shkurtër, listës së gjatë të dështimeve të koalicionit qeveritar në sektorin e arsimit. Kuptohet, theksi i dështimeve ka të bëjë drejtëpërdrejtë me interesat e komunitetit shqiptar, ku disa prej veprimeve janë të mirëmenduara nga partneri i madh i koalicionit, e për të cilin partneri i vogël VLEN nuk ka dijeni e guxim për të bërë diçka më tepër.

VLEN premtoi në kampanjë realizimin e Erasmusit shqiptar, respektivisht program për shkëmbim shkencor e professional mes universiteteve shqiptare mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Pyesim përfaqësuesit e VLEN a gjendet kjo në ndonjë document të Qeverisë a Ministrisë së arsimit dhe shkencës? A është parapa ndonjë denar me rebalansin e buxhetit, apo qoftë edhe me buxhetin e vitit 2025?

 

VLEN poashtu publikisht mashtroi se qeveria ka alokuar 35 milion eur për kampusin  e Universitetit publik ‘Nënë Tereza’, deri më sot asnjë mjet i siguruar as në buxherin e Mash-it as në buxhetin e universitetit, e vërteta është se me rebalansin e buxhetit u zvogëluan vetëm mjetet për universitetet shqiptare.

Poashtu kjo qeveri nuk rriti për asnjë denar bursat studentore dhe rritja e fundit ishte nga qeveria e kaluar.

VLEN publikisht mashtruan edhe për Abetaren e unifikuar gjoja ato e aprovuan. E vërteta që dihet botërisht është se po ajo abetare u aprovua në qeveri në mandatin e kaluar, ndërsa Ministria e arsimit dhe shkencës siguroi donacion që për çdo nxënës shiptar të klasës së parë nga një ekzemplar në fillim të 2024. Abetarja duhej në shtator të hynte në shkolla pas aprovimit të ndryshimeve të ligjit të tekste shkollore. Këtë ligj, për dallim prej ligjeve tjera, Ministria e arsimit nuk e ka futë në procedurë, pikërisht duke targetuar anulimin e dispozitave që parashohin përdorimin sistemor dhe legal të abetares së unifikuar. VLEN, për të mbuluar këtë dështim, në shtator shpërndanë abetaren e siguruar nga BDI, pa zgjidhje ligjore, duke lënë që përdorimi i saj të jetë vullnetar dhe vetëm për këtë vit shkollor, e jo i mbështetur me ligj.

 

VLEN poashtu i la fëmijet e Çashkes pa mesim dhe pa shkolle duke shkurtuar mjetet nga 8 milion denarë sa duhej të shpenzohen brenda vitit në disa dhjetëra herë më pak. Sot nxënësit mësojnë në mekteb dhe kjo paraqet largim institucional dhe sistemor të nxënësve shqiptarë nga shkollat, ngashëm si një periudhën 1988 në disa komuna shqiptare. Rikujtojmë se vitin e kaluar po këto nxënës mbanin mësim në shkollen ‘Todor Janev’, ku edhe duhet të jenë tani.

Pas formimit të qeverisë, poashtu u  larguan nga programet e ministrise së arsimit dhe shkencës investimet kapitale në shkollat e Komunës së Likovës dhe një rekonstruim salle në Komunën e Kumanovës. Dukshëm u zvogëlua dinamika e ndertimit në shkollën e Sellcës, ndërsa për gjimnazin ‘Sami Frashëri’ në Kumanovë shkurtuan fondet për vitin 2024.

Kjo qeveri riktheu elementin ortodoks dhe ofendues kundër shqiptarëve në tekstet shkollore – duke quajtur shqiptaret uzurpator ne trojet e veta, edhe atë vetëm pas korrikut dhe pas formimit të qeverisë së re.

Rikthyen programet e vjetra arsimor në arsimin fillor duke dëmtuar fëmijët. Këto ndryshime të kursit në ecje do të sjellin pasoja të parekuperueshme për nxënësit të cilën pasi nisën të punojnë me programe të reja dhe të reformuara, kthehen në koncept të vjetër dhe anakron.

Ministria e arsimit dhe shkencës edhe në këtë moment nuk e ka të qartë se si do të vazhdohet me reformën e arsimit fillor në vitin shkollor që pason – apo do të jetë viti 2 me radhë i ndaljes së reformës. Vitin aktual shkollor, edhe pse MASH e ndali reformën për klasën VII, ky moment ishte vetem per efekt PR që nuk ka asnjë arsye apo rezultat pozitiv. Këtë e di edhe vetë MASH, por edhe gjithë organizatat partnere ndërkombëtare, të cilat ishin përkrahësit më të mëdhenj për 3 vite me radhë për zbatimin e konceptit të ri.

 

MASH, gjatë këtyre 100 ditëve kishte edhe një skandal, e ai është anulimi i përdorimit të teksteve digjitale duke lënë nxënësit pa mundësi të tillë, së paku në gjysmëvjetorin e parë dhe duke hapur dilema tjera për të cilat në vijim do të informojmë.

Qeveria zhvleresoi kapitalin njerëzor, duke mos rritur pagat e arsimtareve sic ishte dakorduar me propozim ligj. Rritja tani duket se do te jete simbolike prej 250-300den.

Ministria e sportit dhe as Ministria e arsimit nuk përfshinë asnjë komune shqiptare për salla të sportit, as edhe Tetova nuk u perfshi në ndërtim të sallave të sportit.

Qeveria, në seance qeveritare, në ditët e para, bëri pastrim etnik në Komisionin nacional për tekste shkollore dhe zëvendësoi anëtarë aktual me persona joadekuat dhe për më se 100 ditë nuk kanë aprovuar asnjë tekst të ri shkollor.

I ftojme publikisht ministren dhe zv. Ministrin t’i publikojnë kur janë printuar tekstet shkollore për kl.1-6. Qeveria lavdërohet me tekstet të cilat janë printuar nga përbërja paraprake qeveritare. Ministrja aktuale e arsimit nuk ka printuar as edhe një tekst të vetëm shkollor për vitin shkollor aktual. Të vetmen gjë që e bëri ishte blerja direkte e disa teksteve shkollore nga shtëpit botuese të cilat kanë të drejtën autoriale.

Arsimi profesional tërësisht u la anësh, e poashtu asnjë tekst i aprovuar apo i printuar për këto programe e profile.

MASH do të vijojë sipas strategjisë që tani po e përgatit të mbyllë paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe në komunat shqiptare, me pretekstin e optimizimit të shkollave. E gjitjë kjo, kur dihet mirëfilli se ulja e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm është pikërisht në pjesën e Lindore të Maqedonisë së Veriut.

https://www.facebook.com/share/v/bGGTfkN2JcgvkMRD/?mibextid=KsPBc6

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights