Beckham fitoi 33 milionë euro dividentë nga markat që reklamon, ja sa vlen pasuria e tij tani
Ish-futbollisti David Beckham fitoi 28 milionë paund (rreth 33 milionë euro) si dividentë nga markat që reklamon, pasi lidhjet e reja tregtare me kompani si “Stella Artois” dhe “Boss” e ndihmuan atë të kompensojë humbjet që pësoi në studion e tij të prodhimit të TV.
Ish-kapiteni i Anglisë shiti 55 për qind të biznesit të tij në vitin 2022 te kompania amerikane “Authentic Brands” për 200 milionë paund, raporton “The Guardian”. Kjo kompani, ndër të tjera, zotëron të drejtat mbi imazhet e Muhammad Ali dhe Elvis Presley.
Sot, llogaritë e kompanisë së Beckham-it “DRJB Holdings” zbuluan se kanë miratuar një pagesë dividenti prej 124 milionë dollarësh (rreth 119.5 milionë euro) që nga nënshkrimi i marrëveshjes. David Beckham, i cili u tërhoq nga futbolli profesional në vitin 2013, besohet të ketë të drejtë për pagesa prej 35 milionë dollarësh (rreth 33 milionë euro).
Sipas mediave, “DRJB Holdings” ka regjistruar një rritje të vogël të fitimeve në vitin 2023. Ai dhe bashkëshortja e tij Victoria Beckham, e cila zotëron një markë të suksesshme mode, kanë një kapitalizim tregu prej rreth 455 milionë paund (rreth 550 milionë euro), sipas listës më të fundit të “Sunday Times”.