Bëhen të ditura detaje të reja nga aksioni policor në Tetovë
Para pak çastesh në Tetovë në një aksion të madh policorë të koordinuar nga MPB dhe SPB Tetovë është arrestuar personi me inicialet Sh.Sh rreth 45 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës.
Ai është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje 11 vite më parë. Sipas informacioneve të Televizionit Klan personi me inicialet Sh.Sh ka pranuar se e ka kryer vrasjen dhe është duke u marrë në pyetje nga policia. /tvklan.mk