Berat, përparon ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban

Berat, përparon ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, inspektoi punimet në rrugën Berat-Ballaban, një aks prej 60 km që lidh Beratin, Përmetin dhe Tepelenën. Aktualisht, punimet në lotin e parë kanë arritur në 27%, ndërsa segmenti nga Ballabani në Tepelenë ka përparuar me 67%.
Zv.kryeministrja Balluku theksoi se me ritmet aktuale, rruga mund të përfundojë deri në fund të vitit, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjen ndërqytetëse dhe duke krijuar mundësi të reja ekonomike e turistike për rajonin.
Kryeministri Rama vlerësoi cilësinë e punimeve dhe u shpreh se projekti do të zgjerohet më tej, duke lidhur rrugën me Korçën dhe Vithkuqin, çka do të krijojë një rrjet të ri infrastrukturor për zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit në zonë.