Berisha nga selia: Kemi shtruar rrugën që do të sjellë opozitën shqiptare në pushtet

Pas 331 ditëve në arrest shtëpiak, për herë të parë Sali Berisha shkoi sot te selia e Partisë Demokratike ku i kërkoi Ramës  të krijojë qeveri teknike.

Berisha tha se tashmë PD dhe opozita kanë shtruar rrugën për t’u rikthyer në pushtet. Sipas tij, PD ka sot mbështetjen më të madhe nga ndërkombëtarët.

”U përpoqën të shkatërrojnë PD si forca kryesore opozitare. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar dhe vendosi të luftojë për ju, dinjitetin e tij, dinjitetin tuaj. U përpoqën të fshijnë NATO-n, liberalizimin e vizave. Luftën e PD kundër krimit të organziuar. Ky skenar do kishte qenë i suksesshëm sepse u sulmua nga mafia më e rrezikshme. Ne ia dolëm, ne triumfuam. Hap pas hapi, ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit shumë të vështirë. Tani e kemi shtruar rrugën që do sjellë PD dhe opozitën shqiptare në pushtet. Na përçanë, ne u bashkuam. Të gjithë deputetët sot janë bashkë, janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë por ne e fituam. Na izoluan por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë. Në fund, Berisha tha se janë më pranë se kurrë për të përmbushur misionin e Partisë Demokratike, atë të shpëtimit të Shqipërisë./vizionplus.tv

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights