Berisha paraqitet në SPAK, demokratët protestojnë në mbështetje të tij

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

Ndërkohë, mbështetësit e tij dhe strukturat e PD-së kanë organizuar një protestë para SPAK-ut në shenjë solidariteti me Berishën. Ata janë thirrur për të marrë pjesë në tubim, duke e konsideruar çështjen një akt të padrejtë kundër liderit të tyre.

 

PD ka shpërndarë mesazhe për pjesëmarrje masive në protestë, duke e cilësuar thirrjen e Berishës nga SPAK si një goditje politike. Protesta pritet të nisë në orën 09:30 përpara selisë së Prokurorisë së Posaçme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights