Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vazhdoi vizitat e tij në Malësinë e Tetovës duke qëndruar sot në fshatin Lisec, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët dhe një kafe të përbashkët.
Gjatë takimit, banorët ndanë shqetësimet e tyre dhe diskutuan për problemet që kërkojnë zgjidhje, si dhe për projektet që do të kontribuojnë në zhvillimin e Lisecit dhe Tetovës.
Kasami theksoi se mikpritja e ngrohtë e banorëve i jep besim se Tetova ka njerëz të mëdhenj dhe zemërbardhë, dhe shtoi se banorët e malësisë kanë qenë gjithmonë shtylla e vendit, me punë, nder dhe besë. Ai bëri thirrje që më 19 tetor, qyteti dhe malësia të bashkohen për të dëshmuar se zhvillimin nuk e ndalon askush.