Blerant Ramadani: Rreshtimi me listat e zeza rrugë pa krye, rreshtimi ynë ishte amanet për ta sjell ndryshimin
Sekretari gjeneral i ASH-së, Blerant Ramadani përmes një postimi në facebook ka theksuar se rreshtimi për ta sjellë ndryshimin nuk është lojë fjalësh , por është amaneti i gjithë atyre që besuan se ky vend meriton më shumë dhe një kërkesë e qartë e aleatëve tanë ndërkombëtarë, që për fat të mirë, e dinë mirë kush janë protagonistët e listave të zeza.
“Vendimet për t’u rreshtuar krah për krah me partinë që mbi dy dekada zhvati shtetin dhe varfëronte qytetarët, nuk është thjesht një zhgënjim – është një farsë politike që tregon se sa larg mund të shkojë njeriu për pushtet personal.
Rreshtimi ynë për ta sjellë ndryshimin nuk është lojë fjalësh – është amaneti i gjithë atyre që besuan se ky vend meriton më shumë dhe një kërkesë e qartë e aleatëve tanë ndërkombëtarë, që për fat të mirë, e dinë mirë kush janë protagonistët e listave të zeza. Përpjekjet për të hedhur baltë mbi qeverinë janë një përpjekje për të mbuluar baltën ku vetë janë zhytur.
Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, të vendosur, për të ndërtuar një të ardhme që ky vend meriton, pavarësisht se disa përpiqen të mbajnë gjallë një sistem të dështuar” – tha Ramadanif