Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe kandidati nga Koalicioni VLEN, Blerim Sejdiu, njoftoi sot për përfundimin dhe vënien në përdorim të rrugëve të reja në fshatin Llërcë.
Gjatë vizitës në terren bashkë me banorët, Sejdiu theksoi se projektet infrastrukturore në këtë zonë janë vetëm një pjesë e planeve të zhvillimit për komunën, ndërsa garantoi se puna do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe në mandatin e ardhshëm.
“Sot, bashkë me banorët e Llërcës shkelëm mbi rrugët e reja të cilat i lëshuam në përdorim. I urova banorët për këtë investim dhe i sigurova se puna jonë nuk ndalet – ajo do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm,” – deklaroi Sejdiu.
Ai shtoi se transformimi i infrastrukturës lokale është dëshmi e një qeverisjeje me punë konkrete, që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Zhelinës.