Bojkoti i dytë uli për 22.12% qarkullimin në markete

Pjesëmarrja në bojkotin e djeshëm të marketeve ishte më e ulët krahasuar me të premten e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, qarkullimi i përgjithshëm i tetë zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve “ra” me 22% krahasuar me ditën para bojkotit, të enjten, ose mbi 800 mijë euro (837,454). Ndërkohë, është vërejtur një rritje e qarkullimit me 37% krahasuar me të premten e kaluar, kur gjithashtu u mbajt për herë të parë një bojkot i marketeve në vend. Sipas DAP, qarkullimi ndikohet edhe nga fakti që qytetarët marrin paga dhe pensione në fillim të muajit.

Të enjten, më 06.02.2025, deri në mesnatë, është regjistruar një qarkullim i përgjithshëm prej 232,791,773 denarë, dhe janë lëshuar 417,866 faturë fiskale. Të premten, më 07.02.2025, deri në mesnatë, është regjistruar një qarkullim prej 181,288,348 denarë dhe janë lëshuar 346,317 faturë fiskale. Të premten, më 31.01.2025, deri në mesnatë, ishte regjistruar një qarkullim total EEEEEEEEEEEEEEEEEERF32Rr me të premten e mëparshme, më 31.01.2025, sipas DAP.

Qytetarët në Maqedoni vendosën për herë të parë të bojkotojnë, duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, të revoltuar nga çmimet e larta në markete. Pas kësaj, Qeveria urdhëroi të fillojnë analiza të gjithanshme për gjashtë muajt e fundit. Inspektimet po shqyrtojnë distributorët, furnizuesit, tregtarët dhe prodhuesit, me theks në lëvizjen e marzhës së fitimit bruto. Rezultatet e inspektimeve pritet të prezantohen javën e ardhshme, pas së cilës qeveria do të dalë me masa.

Të hënën është paralajmëruar gjithashtu se ministri i ekonomisë do të takohet me sindikatat, organizatën e konsumatorëve dhe dhomat e tregtisë për të filluar hartimin e metodologjisë për shportën e re të konsumit. Ndërkohë, në Kroaci sot ka filluar një bojkot shtatëditor i vetëm një zinxhiri marketesh. Marketet do ta bojkotojnë atë zinxhir deri më 14 shkurt, bazuar në një anketë të zhvilluar në rrjetin social Facebook. Përveç bojkotit shtatëditor, dje ishte e premtja e tretë radhazi në të cilën qytetarët u thirrën të përmbahen nga çdo lloj pagese.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights