Britanikët të mahnitur nga Shqipëria, destinacioni i preferuar turistik

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga destinacionet turistike më të pëlqyera nga britanikët. Sipas një artikulli të publikuar nga “MailOnline”, Shqipëria po konsiderohet një “parajsë evropiane” për shkak të bukurive natyrore, çmimeve të përballueshme dhe mikpritjes së ngrohtë.

 

Plazhet e pastërta, peizazhet malore dhe qytetet historike si Berati dhe Gjirokastra po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë nga Mbretëria e Bashkuar. Veçanërisht, Rivierën Shqiptare e kanë cilësuar si një alternativë të shkëlqyer ndaj destinacioneve tradicionale mesdhetare, falë ujërave të kristalta dhe çmimeve më të ulëta krahasuar me vendet fqinje.

 

Interesi në rritje për Shqipërinë ka sjellë edhe shtim të linjave ajrore direkte nga Britania, duke e bërë më të lehtë aksesin për turistët. Ekspertët e turizmit parashikojnë që ky trend të vazhdojë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga pikat më të njohura turistike në Evropë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights