Bullgaria dhe Shqipëria rikonfirmuan angazhimin e tyre për ndërtimin e përshpejtuar të Korridorit 8
Pala shqiptare vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivan Kondov, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në takimin ministror të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore në Tiranë, zhvilloi një takim dypalësh me Igli Hassanin, ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Dy ministrat diskutuan për gjendjen e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe konfirmuan dëshirën për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit sektorial.
Mediat bullgare shkruajnë se pala shqiptare ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ministri Kondov nga ana e tij e përgëzoi kolegun e tij për progresin e arritur në zbatimin e reformave evropiane, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Gjithashtu u konfirmua angazhimi kategorik i Bullgarisë dhe Shqipërisë për zbatimin e përshpejtuar të Korridorit 8.