Bulqizë, degradohet rruga kufitare me Maqedoninë e Veriut

 Kjo është rruga që lidh mbi 15 fshatra me Bulqizën e Dibrën. Por ajo u hap rreth një shekull më parë si rrugë kufitare e cila shërbente për të vëzhguar kufirin me ish jugosllavinë.

Të njëjtin funksion e ka edhe në ditët e sotme kur patrulla e kufirit lëviz shpesh për të vëzhguar dhe ndaluar hyrjet e paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbërt. Por për banorët e fshatrave që e përdorin këtë rrugë, shqetësimi më i madh i tyre është gjendja e rrugës e cila është thuajse e pakalueshme për shkak të gropave të shumta dhe të mëdha që nga ura e Çerenecit e deri në Trebisht.

 

Banorët thonë se janë shpenzuar me qindra miliona lekë për mirëmbajtje duke i mbushur gropat me zhavor, ndërsa me aq para sa janë shpenzuar në këto vite do të ishte shtruar tre herë me asfalt.

Pak ditë më parë kjo rrugë ka kaluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në inventarin e Bashkisë Bulqizë dhe tani e në vazhdim do të jetë përgjegjësia e kësaj të fundit që ta mirëmbajë siç duhet, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të jetë sa më normal.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights