Burim Latifi: BDI dhe ekspontët e saj për 24 orë nuk kërkojnë falje për gënjeshtrat e thëna, do të jem i detyruar që t’i padis për shpifje

Në interes të informimit objektiv të opinionit, po e elaboroj situatën aktuale me furnizimin e regullimit hortikulturor në ShA MEPSO, e cila u bë pjesë e ngjarjeve ditore politike.

Së pari, prokurimin e famshëm të hortikulturës e ka bërë menaxhmenti i mëparshëm i përbërë nga njerëzit e BDI-së dhe Zijadin Selës.

Së dyti, konstatimin për nevojën e një furnizimi të tillë në SHA MEPSO e ka nënshkruar ish-ministri i BDI-së, Bilen Saliji, në cilësinë e anëtarit të bordit të drejtorëve të SHA MEPSO.

Së treti, përzgjedhja e kompanisë fituese në procedurën e furnizimit publik për regullim hortikulturor është bërë nga drejtori i mëparshëm i SHA MEPSO, Zudi Koka, i emëruar nga Fronti Evropian.

Së katërti, të ballafaquar me situatën e mospasjes së asnjë mundësie dhe baze ligjore për anulim të procedurës për furnizim në këtë fazë finale, kontrata u nënshkrua për t’i ikur mundësisë për padi dhe proces gjyqsor nga kompania fituese e përzgjedhur nga menaxhmenti i kaluar i SHA MEPSO.

Së pesti, bëhet fjalë për një kontratë kornizë, e cila mund të ketë implikime finansiare vetëm në rast se bëhet porosi. SHA MEPSO deri tani nuk ka shpenzuar asnjë cent për këtë furnizim publik.

Së gjashti, as në të ardhmen nuk do të bëjmë shpenzime të panevojshme për SHA MEPSO.

Për ta bërë më të qartë për ju, do të përpiqem të përshkruaj më hollësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Furnizimi publik i famshëm i regullimit hortikulturor, daton si procedurë shumë më herët sesa unë të vija si udhëheqës i institucionit, kur ish-ministri i BDI-së në cilësinë e anëtarit të bordit drejtues të SHA MEPSO, Bilen Saliji ka nënshkruar kërkesën për nevojën e regullimit hortikulturor, lexo: luleve. Më poshtë mund ta shihni edhe dokumentin!

Më tutje, duhet ta informoj opinionin e gjërë se ish drejtori i SHA MEPSO Zudi Koka nga koalicioni Fronti Evropian ka nënshkruar vendimin për përzgjedhjen e kompanisë fituese të furnizimit publik të regullimit hortikulturor. Ende pa ardhur unë në detyrë. Bashkangjitur mund ta shihni edhe dokumentin!

Duke u ballafaquar me këtë situatë, ku të gjitha afatet për anulim të furnizimit dhe ankesa kishin kaluar pa ardhur ne në detyrë, ne si menaxhment i ri, ishim të vendosur para aktit të kryer, ose ta zbatojme proceduren deri nelë fund, ose të rrezikojmë të paditemi nga kompania fituese e përzgjedhur nga vet drejtori i mëparshëm.

Dua të potencoj, se duke qenë marrëveshje kornize, dmth asgjë nuk paguhet para kohe, por vetëm pasiqë potencialisht të porositet ndonjë produkt, e kemi nënshkruar lëndën për t’i ikur padisë, me bindjen e fuqishme se asnjë denarë nga ky furnizim nuk do të harxhohet e paguhet, sepse VLERSOJMË SE JANË SHPENZIME TË PANEVOJSHME!

Dmth, të gjitha informacionet për gjoja se kaq apo aq denarë janë harxhuar, janë vetëm FAKE NEWS.

Për më tepër, në mënyrën më transparente, ftoj opinionin e gjërë ta ndjek nesë për 11 muaj sa zgjat kontrata, a do të harxhohet edhe një cent në këtë drejtim, duke dhënë fjalë publike se ajo nuk do të ndodhë.

Herën e ardhshme, është mirë të lexojnë, të analizojnë para se të dalin para kamerave e të bëhen turpi dynjasë!

Ashtu siç u tha edhe në reagim, e garantojmë opinionin se asnjë cent nga ai furnizim nuk do të shfrytëzohet!

Mbetemi të vendosur që ne do të bëjmë NDRYSHIMIN dhe jo vetëm NDËRRIMIN e disa personave.

Për fund, nëse BDI dhe ekspontët e saj për 24 orë nuk kërkojnë falje për gënjeshtrat e thëna, do të jem i detyruar që t’i padis për shpifje dhe fyerje.

Miqësisht,

Doc. Dr. Burim Latifi

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights