Çekia ndryshon listën, 3 mungesa ndaj Shqipërisë më 11 tetor
Çekia do të përballet me Shqipërinë me 11 tetor, në kuadër të Nations League. Trajneri i përfaqësueses çeke, Ivan Hasek ka bërë ndryshime në listë, për shkak të disa dëmtimeve.
Matej Rynesh, David Zima dhe Jaroslav Zelenji janë futbollistët që kanë qenë pjesë e listës fillestare, por nuk do jenë të grumbulluar.
Tekniku Hasek ka thirrur në vend të tyre Milan Havel, Jan Boril dhe Robin Hranaç. Çekia renditet në vendin e 3-të me 3 pikë në Group 1 të League B.