Saturday, July 27, 2024
spot_img

Çfarë thonë te Real Madridi tani që Mbappe ka njoftuar largimin e tij nga PSG?

PSG-ja ka marr një goditje të dyfishtë këtë javë pasi u largua nga Liga e Kampionëve, ndërsa sot Kylian Mbappe ka njoftuar zyrtarisht se do të largohej nga klubi francez pas shtatë vitesh.

Real Madridi nuk është përmendur në njoftimin e Kylian Mbappes për lamtumirën e tij me PSG-në. Francezi bëri publike në orën tetë të mbrëmjes videon në të cilën konfirmonte se më 30 qershor do t’i jepte fund lidhjes me klubin parisien.

Ndaj, menjëherë të gjithë sytë nisën të përqendroheshin te Real Madridi i cili pritet të jetë klubi i radhës. Logjikisht, të gjithë në Valdebebas nuk kishin asnjë koment kur u pyetën për zyrtaritetin e largimit të Mbappes nga PSG.

Argumenti i parë i përdorur nuk ishte tjetër veçse sa janë edhe disa ndeshje në javët e ardhshme, me finalen e Ligës së Kampionëve në mesin e tyre, dhe argumenti i dyti ishte se ai është ende lojtar i PSG-së, kështu që do të ishte e papërshtatshme.

E vërteta është se Los Blancos vazhdojnë të mohojnë zyrtarisht një marrëveshje që të gjithë e marrin si të mirëqenë. “Nuk ka asgjë për të thënë”, thonë nga gjigantët spanjollë

Udhëheqësit nxorën një mësim nga ajo që ndodhi në vitin 2022 dhe kanë kërkuar të qëndrojnë mënjanë, por duke ndërmarrë hapat në mënyrë të sigurt. Në klub e dinë ditën se kur do të ndodh konfirmimi.

Nuk do të ketë zyrtaritet në ditët në vijim. Ata duan të respektojnë sa më shumë skuadrën e tyre aktuale, atë që duhet të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Në takimet e zhvilluara ditët e fundit në klub, çështja Mbappe nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht, por jozyrtarisht është folur për javën e parë të qershorit si një kohë e mundshme për prezantimin e tij, pasi pastaj fokusi do të jetë te kampionati evropian. 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT