Monday, May 20, 2024
spot_img

Cili lider fitoi më së shumti deputet te VLEN-i?

Rezultati përfundimtar tregon se VLEN ka fituar 13 deputetë, ose 107.000 vota gjithsen.

Me këtë rast, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit në kuadër të koalicionit VLEN ka fituar 3 deputetë, Lëvizja BESA 2, aq sa Alternativa – 2 deputetë, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit i ka përmbyllur zgjedhjet me 5 deputetë. Në ndërkohë, 1 deputet e ka marrë edhe Vetëvendosja me Bekim Qokun, shkruan gazeta KOHA.

LD-në e përfaqëson Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Saranda Imeri Stafai. BESËN e përfaqëson Bilall Kasami dhe Fatmir Limani.

Alternativa do ta ketë deputet kryetarin Afrim Gashi dhe Bekim Sali.

ASH-në e Taravarit e përfaqëson Rojad Shaqiri, Halil Snopçe, Salim Sulejmani, Mimoza Musa dhe Sadik Sulejmani.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT