Çmimi i benzinës ulet nga mesnata
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 janë ulur për 0,50 den/li

Komisioni Rregullativ për Energji, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RKE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 0,19% në krahasim me vendimin e datës 23.9.2024.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 janë ulur për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është ulur për 0,155 den/kg dhe tani do të arrijë në 41,672 den/kg.