Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë i Bayernit, do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit si lojtar i lirë. Bisedimet mes dy palëve zgjatën gjatë dhe pasi kanadezi refuzoi të gjitha ofertat, Bayern u pajtua me largimin e tij.
Davies, që në momentin që u bë e qartë se do të largohej nga Bayerni, mediat e lidhën me Real Madridin. Ai kurrë nuk ka folur publikisht për këtë çështje, por ishte e qartë se ai preferon një transferim në Santiago Bernabeu.
Të hënën, mediat spanjolle raportuan se Davies kishte ndryshuar mendje dhe tani dëshiron të transferohet te Barcelona. Davies ka pasur mundësinë të punojë me trajnerin aktual të Barcelonës, Hansi Flick në të kaluarën.
Davies është në Bayern që nga viti 2019 dhe ka luajtur 208 ndeshje për ekipin gjerman.
Like this:
Like Loading...