Deklarata e Nikollovskit shkakton reagime të ashpra në Sofje

Deklarata e Nikollovskit shkakton reagime të ashpra në Sofje

Në Bullgari nuk kanë të ndaluar reagimet e politikanëve lidhur me deklaratën e zv.kryeministrit Aleksandar Nikollovski. Lideri i partisë së ekstremit të djathtë bullgar Prerodba, Kostadin Kostadinov, ka njoftuar se do të dorëzojë në Kuvendin Popullor të Bullgarisë një projekt-deklaratë për të dënuar, siç thotë ai, ringjalljen e gjuhës së urrejtjes nga Shkupi zyrtar. Nga ana tjetër eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev tha se Bullgaria e informon Partinë Popullore Evropiane për sjelljen e VMRO-DPMNE-së dhe do të kërkojë përjashtimin e partisë nga PPE, njoftoi për BNT eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights