Dënimi i Pogbas u reduktua në 18 muaj

Kjo do të thotë se 31-vjeçari Pogba do të rikthehet në stërvitje me Juventusin në janar

Mesfushorit francez Paul Pogba, i cili u dënua me katër vjet nga të luajturit futboll për shkak të dopingut, me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, pezullimi i është ulur në 18 muaj.

Kjo do të thotë se 31-vjeçari Pogba do të rikthehet në stërvitje me Juventusin në janar dhe do të ketë të drejtë të luajë përsëri në mars, siç raportohet nga Sami Mokbel, redaktori sportiv i Daily Mail.

– Më kanë njoftuar se Agjencia Antidoping e Italisë ka marrë një vendim dhe besoj se është i gabuar. Jam i pikëlluar, i tronditur dhe i zemëruar që gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time më është hequr. Çdo gjë do ta mësoni kur të plotësohen normat ligjore dhe unë kam mundësinë të flas për gjithçka. Unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping. Si një atlet profesionist nuk do të përmirësoja kurrë performancat e mia në këtë mënyrë. Kjo do të ishte mungesë respekti dhe mashtrimi për shokët e mi dhe tifozët e çdo skuadre për të cilën kam luajtur. Prandaj do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, bëri të ditur francezi pasi mësoi për pezullimin.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights