Deti në Turqi u tërhoq më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të tërmetit

Pas një serie të tërmeteve në Santorini, deti në Izmir dhe shumë vende të tjera përgjatë bregut të Detit Egje u tërhoq për më shumë se 200 metra, sipas raporteve të mediave turke.

Tërheqja e detit ka vazhduar që nga data 8 shkurt, dhe sot ai u tërhoq për më shumë se 300 metra në zonën e Çeşme dhe në portin Alaçatı, ndërsa niveli i ujit në zonën e Dikili dhe në Bodrum ra për më shumë se një gjysmë metri, duke lënë shumë varka të ngelura, shkruan Anadolu Agency.

Edhe pse qytetarët u shqetësuan duke lidhur këtë fenomen me tërmetet në Santorini, ekspertët deklarojnë se tërheqja e ujit të detit është shkaktuar nga era e fortë veriore dhe se është një proces natyror. Dr. Doğan Yaşar tha se tërheqja e detit është shkaktuar nga era e fortë veriore, e cila arrin shpejtësi deri në 60-70 kilometra në orë.

Yaşar theksoi se tërheqja e detit nuk ka lidhje me tërmetet në Detin Egje, duke shtuar se nuk ka arsye për frikë. Deti u tërhoq deri në rreth 100 metra nga bregu në Süleymaniye afër Istanbulit, në zonën e Balıkesir dhe në Didim.

Duke u tërhequr, janë formuar ishuj me rërë në plazh. Ky fenomen, sipas ekspertëve që theksuan se shkaku i tërheqjes së ujit në Dardanele dhe bregdetin e Anadolisë është era e fortë veriore dhe pritet të zgjasë deri të mërkurën.

Megjithatë, Çağla Kubat, instruktore surfimi në Alaçatı, për Anadolu Agency tha se këtë herë tërheqja e ujit është më e dukshme se çdo vit tjetër. Ajo shtoi se këto ditë janë anuluar stërvitjet për shkak të tërheqjes së ujit dhe se po pritet që niveli i ujit të kthehet në nivelin e mëparshëm.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights