Dhe kjo ndodh – një lojtar i Dinamos refuzoi Real Madridin?!

Futbollisti i Dinamo Zagrebit, Martin Baturina, ka refuzuar ofertën e Real Madridit, transmeton “Sky Sport” gjerman.

Një sërë klubesh serioze evropiane kanë shfaqur interesim për lojtarin e ri ofensiv, dhe nisur nga informacionet e “Sky Sport”, Baturina ka refuzuar ofertën e Realit për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me të.

Dyshohet se atij nuk i ka pëlqyer ideja që kanë pasur në klubin që është kampioni aktual i Evropës dhe Spanjës, për ta siguruar për të ardhmen, e më pas për ta dërguar në huazim në një ekip të La Ligës.

Interesimi i Realit për të ishte shkruar edhe më parë dhe mediat spanjolle raportuan se Baturina i është rekomanduar klubit personalisht nga kapiteni Luka Modriç, i cili “zgjodhi” bashkatdhetarin si pasues.

Martin Baturina ka luajtur në 10 ndeshje në ligë këtë sezon dhe ka shënuar një gol me pesë asistime, ndërsa aktualisht ka një gol dhe një asistim në tre ndeshje të Champions League.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights