Drejtori i Kullosave shtetërore, Hasani vizitoi njësinë rajonale në Prilep
Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat Shtetërore, z. Bashkim Hasani, zhvilloi një vizitë pune në njësinë rajonale të Prilepit.
Njësia rajonale e Prilepit është një nga njësitë më të mëdha të kësaj ndërmarrjeje, e cila me shumë sukses menaxhon kullotat shtetërore në këtë rajon. Kjo vizitë shënon angazhimin e vazhdueshëm të ndërmarrjes për përmirësimin e menaxhimit dhe mbështetjen e punës së njësive rajonale.