Duati: Nuk e thërras komisionin për “branietllat”, kërkesa në maqedonisht është e pavlefshme

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, zbuloi për Alsat se deri tek ajo ka mbërritur nisma e 1/3 së përbërjes së Komisionit për Punë sociale, të cilën e udhëheq ajo, me kërkesë që të thërrasë seancë për “branitellat”. Dauti tha se nuk lëkundet nga qëndrimi i saj, pra nuk do ta vendos në rend dite këtë pikë, për aq kohë sa në këtë ligj nuk përfshihen edhe ish ushtarët e UÇK-së. Pavarësisht thirrjes së VMRO-së për shkarkimin e saj ose interpelancë, Dauti nuk mendon se kolegët e saj do të denjonin ta bënin një gjë të tillë.

Qëndrimi jonë është shumë i qartë. Ligje të tilla nuk mund të trajtohen në komisione i cili është i formuar për çështje tjera, për t’i trajtuar të gjithë qytetarët në rend të parë në mënyrë të barabartë. Prandaj mbetem në qëndrimin tim, as ma lëkundin aspak, fletushkat e këtilla siç edhe dje kanë dërguar një dokument deputetët e VMRO-së, që janë bërë një e treta e anëtarëve të Komisionit dhe kanë adresuar tek unë, kërkesën për ta thirrur komisionin me këtë pikë të rendit të ditës. Ashtu siç e bëri edhe para disa kohësh edhe kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili kërkoi nga unë që ta thirr komisionin”, tha Ilire Dauti, deputete e Frontit Europian. /Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights