Dunlop në shitje! Kompania japoneze Sumitomo Rubber Industries e blen nga Goodyear

Prodhuesi amerikan i gomave Goodyear do ta shesë markën Dunlop tek kompania japoneze Sumitomo Rubber Industries.

Marrëveshja, që ka një vlerë prej 701 milionë dollarë, pritet të përfundojë deri në mes të vitit, raporton STA. Shitja përfshin markën Dunlop dhe pronësinë intelektuale në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Oqeaninë.

Goodyear do të vazhdojë të prodhojë dhe shesë goma me markën Dunlop në Evropë deri më 31 dhjetor të këtij viti, duke paguar një taksë licencimi për Sumitomo.

Marrëveshja do të zgjatet automatikisht për një vit tjetër, deri më 31 dhjetor 2026, përveç nëse të dyja palët bien dakord për ta anuluar më herët.

Ky është një periudhë kalimtare që do t’i mundësojë kompanisë japoneze të marrë me sukses markën dhe të mbajë nivelin e shërbimit ndaj klientëve të Dunlop.

Goodyear do të vazhdojë të furnizojë vetëm disa lloje të gomave Dunlop për Sumitomo Rubber Industries në Evropë për pesë vitet e ardhshme, me një sasi minimale blerjeje prej 4.5 milionë gomash gjatë kësaj periudhe.

Në të njëjtën kohë, Goodyear do të marrë licencën e Dunlop për gomat komerciale për kamionët në Evropë nga Sumitomo dhe do të mbajë të drejtat e markës Dunlop për biznesin e gomave të motoçikletave në Evropë dhe Oqeaninë, sipas njoftimit të STA.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights