Durmishi: Në 100 ditët e fundit, kemi qenë të përkushtuar fuqimisht për të mbështetur biznesin, amvisëritë dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”.

Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve të punës, si dhe prioritetet që do t’i kemi në të ardhmen.

“Që në fillim të muajit të parë nga udhëheqja ime me Ministrinë, menjëherë iu qasëm shpalljes së thirrjeve publike nga programet e Ministrisë që nuk ishin shpallur, mbështetje financiare që biznesi e priste për gjysmë viti. Me Rebalancin e Buxhetit, kishim në dispozicion 120.000.000 denarë për dy programe: Programi për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore dhe Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Janë shpallur thirrje për mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen e konkurrentësisë së tyre, për vendosjen e produkteve të reja, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardit HALLALL, për furnizimin e makinave…etj. Ndoshta këto mjete nuk janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat, por ato nënkuptojnë shumë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tha Durmishi dhe informoi se javën e ardhshme do të fillojë nënshkrimin e marrëveshjeve për subvencionimin dhe pagesën e mjeteve për një pjese të masave.

“Ndërkohë, përfunduam të gjithë procedurën dhe dokumentacionin teknik dhe ia dorëzuam lejen e përdorur të punës kompanisë gjermane Kiel në zonën industriale në Tetovë, investim që do të hapë 300 vende pune në rajonin e Pollogut. Përkushtimi ynë për të mbështetur biznesin dhe rritjen e investimeve do të vazhdojë edhe më tutje. Në periudhën e ardhshme do t’i dorëzojmë Qeverisë propozim për ndryshimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, me të cilat kompetenca për shpaljjen e thirrjes publike si dhe për pagesën e mjeteve në përputhje me këtë Ligj do t’i kalojë tërësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, tha Durmishi dhe theksoi se në periudhën e ardhshme, së bashku me bashkësinë e biznesit dhe odat, do të hapë edhe dialog për përmirësimin e këtij Ligji, në drejtim të asaj që  mbështetja financiare për ndërmarrjet të shkojë në duart e vërteta, për ato kompani që do të tregojnë rritje dhe zhvillim.

“Por derisa nga njëra anë po zbatojmë masa për të mbështetur biznesin, në të njëjtën kohë u përballëm me rritje të çmimeve të shitjes me pakicë. Në këtë drejtim, së pari miratuam vendim për të ngrirë marzhat për pajisjet shkollore, me çka u dolëm në ndihmë amvisërive që kanë nxënës duke ulur shpenzimet e tyre për këtë dedikim, dhe sigurisht në prag të fillimit të vitit akademik me këtë masë  dolëm në ndihmë edhe studentëve për shpenzimet për pajisjet e nevojshme shkollore. Por, nuk u ndalëm këtu. Në kushte të çmimeve të rritura të ushqimit, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, nisëm aksion, për të cilin mund të dëshmojmë se u mirëprit pozitivisht nga qytetarët, e që është “Më pak harxhime – më shumë për ty”. Publikuam Shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizuam marzhet në 10% edhe në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë në 73 grupe të produkteve themelore ushqimore, diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë. Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shportë e Krishtlindjeve, shportë e Ramazanit, shportë e Pashkëve, me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore”, tha ministri.

Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, siç tha Durmishi, analizat e para nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve  është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera e njëjti është dukshëm më e lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli).

“Rënia e çmimeve pritet të jetë edhe më e madhe duke marrë parasysh rënien e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila tek tani duhet të ndodhë në dërgesat e radhës, gjatë dërgimit të produkteve në marketet. E shprehur në kursimin e parave për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimi do të arrinte nga 690 denarë në 1360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku furnizohet ajo. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të thuhet se hyri në fuqi edhe Ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin kufizohen rabati dhe shpezimet plotësuese për mbi 2500 produkte ushqimore, nga të cilat presim ulje plotësuese të çmimeve të ushqimit deri në fund të këtij muaji.

Ministri tha se në pjesën e punës si kompetencë e re që kemi marrë përsipër, javën e kaluar u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Ekonomik-Social në përbërjen e re.

Në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do të kenë si qëllim kryesor përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Problemet e tregut të punës mbeten sfidë kryesore për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme.

Në periudhën e ardhshme, së bashku me Agjencinë e Punësimit, do të krijojmë masa që do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, si dhe problemin e mungesës së stafit profesional që i nevojitet biznesit”, tha Durmishi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights