Edhe një vrasje tjetër sonte po trondit Maqedoninë e Veriut
Një banorë nga Shtipi është dorëzuar sonte në polici duke pranuar se ka vrarë partneren e tij dhe se trupi i saj ndodhet në një ndërtesë në qytet.
“Sot me datë 01.11.2024, rreth orës 20:15, në SPB Shtip ka ardhur F.Z. (25) nga Shtipi dhe ka denoncuar se ka vrarë partneren e tij E.P. nga Shtipi dhe ka treguar se kufoma ndodhet në një objekt në Shtip. Trupi i pajetë është gjetur nga efektivët e policisë. Në prezencë të prokurorit publik kujdestar në vendngjarje po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes”, njofton MPB.