Edi Rama: Ajo që gjuha shqipe ka arritur në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë çështje për Gjykatën Kushtetuese
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se gjuha shqipe nuk është një çështje për “Gjykatën Kushtetuese” të Maqedonisë së Veriut.
“Tanë e këtu po hyjmë në temën e gjuhës shqipe, që aktualisht është në një kontekst të pakuptueshëm dhe të pabesueshëm për mua, në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk po them që liderët që besojnë në gjykatat kushtetuese të shteteve të tjera gabojnë. Por, mendoj se ajo që gjuha shqipe ka arritur si të drejtë e qytetarisë në Maqedoninë e Veriut, nuk është çështje për Gjykatën Kushtetuese. Nuk është çështje ligjesh, nuk është çështje e dëshirave të përkohshme të partive politike. Po e quaj të përkohshme, sepse partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe ndonjëherë janë në njërën anë, ndonjëherë në anën tjetër, ndonjëherë kanë shumë gjëra në duar, ndonjëherë nuk kanë asgjë”, tha Rama.
Më tej, Kryeministri Rama shtoi se: “Gjuha shqipe është një çështje e rëndësishme thelbësore që ka kontribuar jo vetëm për ruajtjen e unitetit të Maqedonisë, por edhe për nxitjen e shpirtit dhe mënyrës së bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut – maqedonasve dhe shqiptarëve – në një kuptim që Arben Xhaferi e përshkruante si ëndrrën e tij më të madhe në kontekstin e integrimit.”