Edon Zhegrova, ‘dhurata’ e Napolit për Antonio Konten

Edon Zhegrova është bërë një emër i njohur në futbollin europian, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Lilën në Ligue 1 dhe veçanërisht në Ligën e Kampioneve. Këto paraqitje kanë bindur të gjithë se lojtari kosovar është gati për një ekip të madh, dhe duket se Napoli është klubi që do të bëjë një lëvizje për ta afruar.
Sipas raporteve të “Corriere Dello Sport”, Zhegrova është bërë objektivi kryesor i Napolit, i cili synon ta bëjë këtë transferim një “dhuratë” për trajnerin Antonio Konte, për të ndihmuar skuadrën në rikthimin në Ligën e Kampioneve, pavarësisht luftës për titullin në Serie A.
Konte e vlerëson shumë Zhegrovën për aftësitë e tij të veçanta si driblimet, shpejtësinë dhe prekjet e shpejta, të cilat mund të ndryshojnë fatin e një ndeshje. Napoli ka tentuar ta afrojë lojtari edhe gjatë merkatos së janarit, por Lilë ka refuzuar, megjithatë, Zhegrova ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën dhe lamtumira në verë është shumë e mundshme, për një shumë rreth 20-25 milionë euro.