Emërohet për udhëheqës në FSSH – Dibër, Shkëlzen Abdullai nga koalicioni VLEN
Me propozim të koalicionit VLEN gjegjësisht të partisë Alternativa për drejtor në Fondin e Sigurimit Shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njësia Dibër është emëruar Shkëlzen Abdullai.
Shkëlzen Abdullai ka përfunduar fakulltetin Administrim biznesi – drejtimi finacë, i punësuar në FSSH prej në vitin 2013, është një kuadër i mirënjohur, profesionist i cili ka një përvojë shumë vjeçare si pjesë e administratës së FSSH-së njësia Dibër me të cilin koalicioni VLEN gjegjësisht partia politike Alternativa ka pas si adekuate që me këtë post të udhëheqë ai i cili njehë më së miri institucionin në fjalë.