Është kryer një analizë e detajuar e çokollatës “Dubai” dhe njerëzit janë të tmerruar nga ajo që është gjetur në të

Mostrat e ashtuquajturës çokollatë “Dubai” të importuara në Gjermani përmbanin substanca të shumta të rrezikshme, njoftoi Ministria për Mbrojtjen e Konsumatorit në landin Baden-Württemberg.

“Që nga mashtrimi e deri te rrezikshmëria për shëndetin, në mostrat e para të testuara të çokollatës Dubai të importuara në Gjermani, u gjet gjithçka”, tha ministri Peter Hauk.

Në të gjitha tetë mostrat e analizuara nga Agjencia Provinciale për Hulumtime Kimike dhe Veterinare u zbuluan kontaminime, alergjenë, ngjyra artificiale dhe yndyrëra që nuk janë gjalpë kakaoje, e vetmja yndyrë e lejuar në çokollatë.

“Për shkak të numrit të vogël të mostrave, nuk mund të flasim për një trend të përgjithshëm, por rezultatet janë shqetësuese dhe na nxitën të kryejmë hetime të mëtejshme,” tha Hauk.

Produktet e testuara ishin të importuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia. Disa çokollata përmbanin susam, i cili nuk ishte i shënuar në ambalazh, ndërsa të tjerat përmbanin vaj palme, që gjithashtu nuk ishte deklaruar.

Analizat treguan se çokollata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishte aq e kontaminuar gjatë prodhimit sa nuk është e përshtatshme për konsum njerëzor. Përveç kësaj, në të gjitha mostrat u gjet një sasi e madhe ngjyrash artificiale, të cilat krijojnë një përshtypje të rreme për përmbajtjen më të lartë të përbërësve cilësorë, si për shembull kremi i fistikëve. Çokollata Dubai u bë shumë e popullarizuar muajt e fundit në Gjermani, veçanërisht në tregjet e Krishtlindjeve.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights