Facebook dhe Instagram kanë ndërprerje, dhe kompania “Meta” ka reaguar në X
Probleme ka edhe në funksionimin e aplikacioneve për dërgimin e mesazheve, Messenger dhe WhatsApp. Platformat e “Meta”, Facebook dhe Instagram, kanë ndërprerje, ankohen përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale.
Pothuajse 100,000 përdorues të faqes “DownDetector” kanë raportuar probleme me Facebook, ndërsa më shumë se 60,000 prej tyre kanë probleme me Instagram.
Ndërprerja ka nisur rreth orës 12:50 sipas kohës lokale.
Probleme ka edhe në funksionimin e aplikacioneve për dërgimin e mesazheve Messenger dhe WhatsApp.
Shumica e raporteve për ndërprerje vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithashtu dhe nga mbarë bota.
Kompania “Meta” ka konfirmuar në rrjetin social X se kanë një problem teknik që ndikon në aksesin në aplikacionet e saj.
“Jemi të vetëdijshëm se problemi teknik ndikon në aftësinë e disa përdoruesve për të aksesuar aplikacionet tona. Po punojmë për të rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimet”, thonë nga “Meta”.