FC Shkupi falënderon dyshen Zlatkov-Pinter
FC Shkupi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët, Aleks Zlatkov dhe Michal Pinter.
Mesfushori defanziv, Zlatkov skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit 2022, kur erdhi nga rradhët e skuadrës sllovene të NK Triglav, derisa sllovaku Pinter, me neve u bashkua një vit më vonë, duke arritur nga skuadra sllovake e FC Vion.
Zlatkov një periudhë 6 muajshe të këtij viti luajti në formë huazimi te Makedonija Gj.P, për tu rikthyer sërish në mesin tonë, mirëpo konkurrenca në skuadër bëri që i njëjti edicionin e ri të luaj vetëm një ndeshje, derisa gjithsej me petkun e FC Shkupit numëron gjithsej 18 ndeshje.
Sa i përket sllovakut Pinter, i njëjti gjatë periudhës 18 muajshe sa ishte pjesë e jona, zhvilloi 42 ndeshje, duke regjistruar edhe 1 gol dhe 4 asistime.
Të gjithë nga klubi i FC Shkupit falënderojnë këtë dyshe për kontributin e dhënë me fanellën “bardhekaltër”, duke uruar që të gjejnë hapësira të reja në karrierën e tyre.
Janë këto vetëm lëvizjet e para në klubin tonë, pasi ditëve në vijim parashihen edhe risi të tjera, për të cilat do të ju informojmë me kohë përmes faqes tonë zyrtare.