FC Shkupi të shtunën miqësore me klubin nga Superliga e Kosovës

FC Shkupi do të zhvillojë një ndeshje miqësore ditën e shtunë në datën 12 tetor. “Bardheblutë” nga Çairi do të përballen me skuadrën e Superligës së Kosovës, Llapin. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e lagjes në Autokomandë, me fillim në ora 13:00.

Në këtë ndeshje trajneri i ri Alparslan Erdem, pritet të aktivizojë lojtarët të cilët kanë marrë më pak minuta gjatë kampionatit.

Disa futbollistë të FC Shkupit të cilët janë thirrur në Kombëtare do të mungojnë. Bëhet fjalë për futbollistët si, Simun Joan Edmundson (Ishujt Faroe), Hamza Ramani (Maqedonia U21), Besar Guxhufi (Maqedonia U21), Aleks Zlatkov (Maqedonia U21) dhe Numan Ajetoviq (Maqedonia U19).

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights