Fc Struga: Disfatë 4:1 në ndeshjen e javës së 10-të kundër Sileksit në terren vendas

Ndeshja e sotme kundër Sileksit ishte më e dobëta e këtij sezoni. Skuadra ishte shumë e pa organizuar, sidomos në vijën mbrojtëse, e ku si pasojë pësuam plotë 4 gola, që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë…

Disfatë 4:1 në ndeshjen e javës së 10-të kundër Sileksit në terren vendas. Ishte kjo një ndër ndeshjet më të dobëta të skuadrës tonë këtu në Strugë që nga inkuadrimi ynë në Ligën e Parë, aty ku sërish vazhdojmë të pretendojmë për pozitat e sipërme në tabelën e klasifikimit.

Fillimi i takimit të sotëm nuk paralajmëroi një fund të tillë, pasi realisht forcat në fushën e blertë ishin të barabarta. Pjesa e parë ishte shumë e qetë, si në aspektin e rasteve të krijuara, gjithashtu edhe sa u përket golave të shënuar, pasi në asnjërën anë nuk patëm mundësi të shohim gol.

Rastin më konkret gjatë 45 minutave të para e ksihte Lanre Kehinde, i cili në minutën e 12-të shumë pak mungonte që të kalonte në epërsi skuadrën tonë, mirëpo që mrrekullisht në ato momente reagoi portieri mysafir, Xhekov.

Në minutën e 26-të kishte një rast diskutabil brenda zonës kundërshtare.  Comapore në tentativë për të bashkëpunuar me ndonjërin prej bashkëlojtarëve, qëlloi futbollistin kundërshtarë Braunoviç, i cili në ato momente i ndryshoi kahjen topit me lëvizjen e dorës, mirëpo arbitri kryesor Krumisllav Gjorgiev, nuk reagoi fare, duke dhënë shenjë që loja të vazhdojë.

Vetëm disa minuta më pas, Compaore tentoi edhe njëherë tjetër për të shënuar në rrjetën kundërshtare, mirëpo mbrojtja e Sileksit edhe njëherë tjetër doli të jetë në nivelin e detyrës.

Pjesa e dytë prodhoi shumë gola, mirëpo fatkeqësisht vetëm një gol në favor të skuadrës tonë, që erdhi nga stoli.

Ndryshe tentativën e parë në këtë pjesë e kishte Stefan Jevtoski, kur nga gjuajtja e lirë tentoi të mashtronte portierin mysafir, me një goditje për tokë, mirëpo syçel në ato momente ishte Xhekov.

Goli i parë u shënuan pas një ore lojë, kur pas një aksioni nga krahu i majtë, topi arriti deri te Marong, ndërsa ky i fundit vetëm vazhdoi pasimin deri te boshnjaku, Adi Aliç, i cili në ato momente shënoi për 0:1.

Pas këtij goli, erdhën dy tentativa të njëpasnjëshme të futbollistëve tanë përmes Kehinde dhe Ilievskit, me këtë të fundit që ishte shumë pranë golit të parë me fanellën e skuadrës tonë, mirëpo që nuk ishte me fat.

Megjithatë, fat skuadrës i solli rezervisti, Sava Radiç, i cili vetëm 8 minuta pas inkuadrimit në lojë, arriti që të barazojë shifrat në 1:1. Ky gol erdhi në minutën e 75-të, kur Ukpa nga rivënia e këndit mjaft mirë servoi një top në shtyllën e dytë për Comapore, i cili riktheu topin me kokë pranë 5-metërshit të portierit mysafir, aty ku mjaft mirë reagoi mbrojtësi ynë dhe me kokë shënoi golin e dytë të këtij edicioni.

Kjo ishte e tëra nga skuadra jonë që u dorëzua në minutat në vijim, kjo si pasojë e gabimeve në mbrojtje. Mbrojtësit tanë dështuan totalisht në vendosjen e tyre para futbollistëve të Sileksit, që në dy raste shënuan dy gola të shpejtë.

Fillimisht në minutën e 83-të Marong i vetmuar para portierit Qoshevski shënoi për 2:1, ndërkohë Leonid Ignatov vetëm dy minuta më pas, duke përfituar nga një kurth jo mirë i vendosur nga ana e mbrojtësve tanë, arriti që të mposhtë edhe për herë të tretë portierin Qoshevski, këtë herë duke e paraboluar këtë të fundit.

Pas këtyre dy golave të njëpasnjëshëm të skuadrës mysafire, Kehinde tentoi që të na rikthejë në lojë, pas një goditje të bukur me kokë, mirëpo që Xhekov edhe njëherë tjetër u shfaq më i suksesshëm para nigerianit tonë, duke devijuar topin në rivënie nga këndi.

Në anën tjetër Sileksit përmes sulmuesit rezervë, Marko Gjorgjievski në minutën e fundit të takimit shënoi edhe golin e katërt, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë, Struga Trim Lum 1, Sileksi 4.

Disfatë e hidhur, por që duhet ta lëmë mbrapa, pasi në mesjavë na pret një ndeshje tjetër, ajo kundër Makedonija GJ.P në kuadër të 1/8 së finales, derisa fundjavën e ardhshme në kampionat do të takohemi me Shkëndijën në Tetovë.

________________________________________________________________________________________________________________

LPFMV – Java 10

STRUGA TRIM LUM – SILEKSI 1:4

S. Radiç (75’) – A. Aliç (61’), O. Marong (83’), L. Ignatov (85’), M. Gjorgjievski (90’)

Stadiumi i qytetit, Strugë

Shikues: 1000

Arbitër Kryesor:

Krumisllav Gjorgiev

Kartonë të verdhë: S. Radiç (Struga Trim Lum) – I Danov, L. Ignatov, D. Bozhinovski, K. Eftimov (Sileksi)

FORMACIONET:

STRUGA TRIM LUM: V. Qoshevski, B. Ilievski (A. Vosha 86’), S. Spirovski, B. Krivanjeva, N. Vlajkoviç (S. Radiç 67’), A. Kasami (M. Takahara 86’), B. Kamberi, H. Ukpa, S. Jevtoski (M. Radeski 67’), B. Compaore, L. Kehinde;

Trajner: Q. Osmani

SILEKSI: L. Xhekov, D. Angjeleski, N. Baunoviç, I. Danov, M. Nikoliç, I. Subert, K. Eftimov, A. Timovski, V. Koçoski, D. Dodev, A. Aliç;

Trajner: A. Vasoski

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights