Fetai: Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar informatën e Kabinetit të Zëvendskryeministrit të ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire, me të cilën obligohen të gjitha institucionet shtetoërore të deklarojnë pronën shtetërore të cilën e menaxhojnë.
Institucionet janë të detyruara që brenda 30 ditësh të plotësojnë një formular digjital, ku do të evidentohen të gjitha të dhënat për pronën shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Këto të dhëna do të menaxhohen nga Ministria për transformimin digjital dhe do të japin një pasqyrë të qartë për pronën e paluajtshme shtetërore në vend.
Në bazë të këtyre të dhënave të grumbulluara pritet të krijohet Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore, i cili do të formalizohet pasi të miratohet Ligji për regjistrin e centralizuar për palujtshmerit shtetërore. Për përpilimin e këtij Ligji, kabineti i Zëvendëskryeministrit Arben Fetai, do të shfrytëzoje praktikat kroate.
Duke komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë, Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mire thotë se Regjistri i centralizuar për pronën e paluajtshme shtetërore po bëhet realitet.
Qëllimi i Regjistrit është të përmirësojë menaxhimin dhe të parandalojë keqpërdorimet eventuale me pronën shtetërore.
Kabineti i Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë