Fico: Ukraina do të humbë një të tretën e territorit, do të ndahet si Çekosllovakia

Ukraina do të humbë një të tretën e territorit të saj në konfliktin me Rusinë dhe nuk do të presë që SHBA dhe aleatët e saj ta ftojnë në NATO, ka thënë kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Sipas tij, Perëndimi do ta sakrifikojë Ukrainën pas dështimit të saj, dhe mund të ndajnë vendin si Çekosllovakia në vitin 1938.

„Mendoj se Ukraina do të humbë një të tretën e territorit të saj, por do t’i ofrohen garanci sigurie, për shembull praninë e ushtarëve të huaj“, ka thënë Fico në një intervistë për gazetën braziliane „Folha de São Paulo“.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights