FIFA konfirmoi, Kampionati Botëror i 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite

Një tjetër Kampionat Botëror pas Katarit, ku paratë janë në krye të rendit përpara atmosferës dhe traditës së futbollit, por kjo tashmë nuk është diçka e çuditshme.
FIFA ka marrë shumë kritika për vendimin që mikpritës të jetë Arabia Saudite, por gjithashtu ka marrë kritika edhe për Katarin, prandaj kjo nuk ka ndryshuar.
Kampionati Botëror i vitit 2034 do të jetë gjithashtu Kampionati i Parë Botëror ku do të marrin pjesë 48 përfaqësuese.