Filipçe:BDI është simbol i korrupsionit dhe ndasive, ngritja e tensioneve etnike nga ana e tyre është e papranueshme dhe e rrezikshme për LSDM-në

– LSDM nuk do të lejojë më kurrë të vendoset në të njëjtin kornizë apo të jetë nënrenditur ndonjë partie, veçanërisht jo BDI-së. Stigma korruptive që kjo parti e bart prej vitesh është diçka nga e cila qartë dhe pa mëdyshje distancohemi. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si një mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politikat e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, deklaroi Filipçe në një intervistë për “Nezavisen”.

Ai e akuzoi BDI-në për praktika politike që pengojnë përparimin e Maqedonisë. – BDI vazhdon me këto praktika, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm përfiton dhe nxit situatën. Edhe pse publikisht i dënojnë dhe pretendojnë se janë në konflikt, bashkëpunimi i tyre joformal është më se i dukshëm. Votimet e përbashkëta të mëparshme në Kuvend, si dhe arratisja misterioze e Artan Grubit, për të cilën morëm shpjegime qesharake nga MPB, vetëm sa i konfirmojnë dyshimet se ata kanë marrëveshje prapa skenave, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së, Filipçe, theksoi se ky bashkëpunim krijon paqëndrueshmëri politike dhe cenon marrëdhëniet ndëretnike. – Ngjarjet e fundit, si incidentet në Ditën e flamurit shqiptar, janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike ndasish dhe provokimesh. Ky nuk është rruga që duhet të ndjekë Maqedonia. Në vend që të flasim për përparim ekonomik, integrim në BE dhe një jetë më të mirë për qytetarët, vazhdimisht kthehemi te temat që krijojnë tensione dhe konflikt, deklaroi Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights