“Financial Times” zbulon kërkesat konkrete të Putinit në bisedimet me Trump për Ukrainën
Gjithashtu, Putin pritet të kërkojë garanci që Ukraina kurrë nuk do të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Për më tepër, ai është serioz në qëllimin e tij për të zyrtarizuar rajonet ukrainase – Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea – si pjesë të Rusisë, pavarësisht se disa pjesë të këtyre rajoneve janë ende nën kontrollin e Kievit.
Këtë e zbulon “Financial Times”, duke iu referuar burimeve anonime nga Kremlini.
Gazeta thekson se as në Moskë dhe as në ekipin e Trump ende nuk është e qartë kur mund të ndodhë takimi midis presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së dhe Putinit. Nga Moska kanë dërguar sinjale se ekziston vullnet për një takim të tillë. Trump, para zgjedhjeve, deklaroi se zgjidhja e çështjes ukrainase do t’i merrte 24 orë, por së fundmi këshilltari i tij, Keith Kellogg, përmendi një periudhë prej 100 ditësh. Lideri i ri amerikan gjithashtu tregoi se bisedimet me presidentin rus mund të ndodhnin brenda gjashtë muajve pas inaugurimit të tij më 20 janar.
Sipas gazetës, ekipi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së ende nuk ka marrë një vendim për qasjen që do të ketë në këto bisedime, dhe afatet për përfundimin e konfliktit mund të shtyhen deri në gjashtë muaj.
“Putini dëshiron të ndryshojë rregullat ndërkombëtare për të neutralizuar kërcënimet ndaj Rusisë. Ai është shumë i shqetësuar për mënyrën se si do të duket bota pas përfundimit të luftës,” thotë burimi.
Kërkesat e këtij lideri rus vijnë në kontekstin e deklaratave të Trump për mundësinë që SHBA të zvogëlojë financimin për NATO-n ose madje të tërhiqet plotësisht nga Aleanca.
“Bota po ndryshon, gjithçka mund të ndodhë,” tha burimi për “Financial Times”.