FOTO / VIDEO: Dodik mbështilli Pallatin e Republikës me një flamur amerikan për nder të Trump

Sonte në Pallatin e Republikës në qytetin boshnjak të Banja Lukës është projektuar një foto e Donald Trump me mesazhin: “Urime Republika e Serbisë”. Bëhet fjalë për objektin në të cilin ndodhet zyra e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Mëngjesin e sotëm në Banja Luka, Dodik organizoi edhe një festë për nder të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe shprehu pritshmëritë e tij që administrata e re të heqë sanksionet. Ai ka vazhduar festën edhe sot dhe ka postuar një video në rrjetet sociale.

Në të njëjtën ditë, administrata amerikane njoftoi se po vendoste sanksione të reja kundër Dodik. Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC), e cila operon nën Departamentin e Thesarit të SHBA-së, njoftoi në faqen e saj të internetit se ishin vendosur sanksione ndaj individëve që “mbështesin një rrjet të korruptuar patronazhi në Bosnje dhe Hercegovinë që kërkon t’u shmanget sanksioneve të SHBA”.

“Ky rrjet është i lidhur drejtpërdrejt me Igor Dodik, djalin e Milorad Dodik, presidentit të Republika Srpska (RS). duke minuar besimin e publikut në institucionet shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë.

Dodik tha vitin e kaluar se nëse Trump fiton zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, ai do të shpallë pavarësinë e Republikës Srpska. Në deklaratat fillestare pas fitores së Trump, ai tha se tani janë krijuar kushtet “që paqja të mbretërojë në botë”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights