FRASH shpreh solidaritet me të rinjtë e prekur nga tragjedia në Koçan

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët  ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe të rinjtë e lënduar në tragjedinë e rëndë që ndodhi në Koçan.

Përmes një deklarate, FRASH e cilësoi këtë ngjarje si një dhimbje të madhe për mbarë shoqërinë, duke theksuar se humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve ka prekur thellë zemrat e të gjithëve.

“Me zemër të thyer marrim lajmin për tragjedinë që goditi të rinjtë në Koçan. Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Po ashtu, urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të rinjtë e lënduar dhe forcë për ata që janë tronditur nga kjo ngjarje”, thuhet në deklaratën e FRASH-it.

FRASH u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë mbështetje dhe solidaritet, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit së bashku në këto momente të vështira. “Le të qëndrojmë së bashku në këtë moment dhimbje dhe të mbështesim njëri-tjetrin çdo ditë, sepse rinia meriton një të ardhme të sigurt,” theksohet në deklaratë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights