Fundi i sezonit për mbrojtësin më të mirë të Juventusit

Ai u largua nga fusha me ndihmën e një fizioterapeuti

Mbrojtësi më i mirë i Juventusit, Gleeson Bremer (27) e mbylli sezonin për shkak të këputjes së ligamenteve të kryqëzuara. Braziliani u lëndua në fitoren e djeshme 3:2 të Juventusit ndaj Leipzig në kuadër të xhiros së dytë të Champions League, në minutën e gjashtë.

Ai u largua nga fusha me ndihmën e një fizioterapeuti dhe pas ekzaminimeve të sotme u konstatua se i lënduar ishte edhe menisku i tij.

Bremer mbërriti te Juventusi në verën e vitit 2022 nga Torino për 46.9 milionë euro dhe u vendos menjëherë si një nga lojtarët më të mirë të Juventusit.

Ai bëri tetë paraqitje këtë sezon, duke luajtur gjithsej 637 minuta. Sipas “Transfermarkt”, ai kap vlerën e 60 milionë eurove.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights