Ganiu: Investim i rëndësishëm për futbollin dhe talentët e rinj në Çair

Në një nismë të re dhe të rëndësishme për zhvillimin e sportit dhe mbështetje për brezat e rinj, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me drejtuesit e FC Shkupi, njoftuan sot investimin në transformimin e fushës ndihmëse të këtij klubi futbolli. Fusha, e cila do të pajiset me bar artificial të standardeve më të larta, do të krijojë kushte ideale për stërvitjet e ekipit senior, si dhe për gjeneratat e reja të Akademisë së FC Shkupi.

Ky investim, i cili do të bëjë fushën të përshtatshme për të gjitha sezonet, thekson përkushtimin e Komunës së Çairit për zhvillimin e sporteve dhe mbështetje për talentet e rinj. Sipas Kryetarit Ganiu, ky hap është i rëndësishëm për të krijuar mundësi për të rinjtë që të zhvillojnë talentet e tyre në një ambient modern dhe profesional.

„FC Shkupi nuk është thjesht një klub futbolli, por një simbol i pasionit dhe krenarisë së Shkupit. Ky investim është një hap konkret për të siguruar që çdo i ri të ketë mundësinë të ndjekë ëndrrat e tij dhe të rritet në kushte optimale“, tha Ganiu.

Me këtë zhvillim, Komuna e Çairit po investon në të ardhmen e futbollit, duke krijuar mundësi për brezat e rinj që të rriten dhe të kenë sukses në nivelin e kërkuar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights